Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Trajneri i Pogradecit nuk e fsheh kënaqsinë: Shihni rezultatin 1-0! Ky Pogradec vuan, por do shkojë larg!

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Pogradecit nuk e fsheh kënaqsinë: Shihni rezultatin 1-0! Ky
Emiliano Çela

Emiliano Çela ka folur pas fitores 1-0 kundër Apolonisë. Trajneri i Pogradecit deklaroi për mikrofonin e RTSH-së Sport menjëherë pas përfundimit të këtij takimi:

“Atëherë për mënyrën se si zgjodhëm të luanim sot, jam shumë I kënaqur nga ekipi. Patjetër ndeshjen e kishim përgatitur sipas zonave që do të zhvillonim lojën.

E vlerësuam maksimalisht kundërshtarin. Është një rival direkt i yni. Apolonia ka qetësinë e duhur për të luajtur poshtë me topin. Sinqerisht jam shumë i kënaqur.

Presingu ultraofensiv? Për pjesën e parë, që të bënim një presing me sinjal sepse kundërshtari ka një lojtar të mirë që shkallëzon poshtë.

Në momentin që ai kishte kontakt me topin kishim përgatitur një presing ultraofensiv. Ndërsa për pjesën tjetër të ndeshjes, e kishim përgatitur që ta ftonim kundërshtarin të vinte te ne.

Pritëm që të gabonte kundërshtari, patjetër nën trysninë tonë. Kishim dhe opsione të tjera se si mund të shkonim te goli. Gjithsesi jam shumë i kënaqur. Rezultati 1-0 tregon karakter, tregon vuajtje. Me marrjen e këtyre rezultateve do të kemi më shumë automatizma.

Goditjet standarte? Je i saktë, do të përgatitemi më shumë për goditjet standarte. Tani, për një trajner është e rëndësishme që lojtarët t’I çojë në cilësitë më të mira të veta, për mënyrën e lojës që kërkon.

Tani i kam vënë theksin te ekuilibrat si ekip. Dua një skuadër në ekuilibër. Ekipi është në një process pune. Do të shkojmë në nivelin e lojës që do të kërkojë.

Ky ekip ka nevojë për pikë, që të krijojë besim dhe pastaj të shohim. Në goditjet standarte je shumë i saktë. Janë goditje që i kemi vënë theksin, e kemi punuar çdo ditë. Patjetër që e kemi parë ku janë pikat e dobëta dhe do të punojmë.

Mbyllet faza? Ti (Hygerta) më lër të bëj ndonjë lapsus”, tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu