
Skënderbeu e mbylli sezonin që lamë pas në mënyrën më të keqe të mundshme. Ekipi korçar nuk ia doli që të mbijetonte në Superiore dhe sezonin e ardhshëm do të militojë në Kategorinë e Parë.
Deri më tani klubi i Skënderbeut ka qenë në heshtje. Vetëm disa prej lojtarëve kanë reaguar në lidhje me rënien nga Kategoria. Ndërkohë që klubi ka marrë një tjetër vendim që s’pritej, duke marrë pushimet deri në fundin e muajit qershor, gjë që e bën disi të pakuptimtë gjithë këtë pushim, duke i shtuar këtu edhe mosreagimin nga klubi.
Vlen të theksohet se klubi po vazhdon që të merret me merkaton për të “krijuar” ekipin që do të kërkojë rikthimin në elitë. Përsa i përket çështjes së trajnerit, kjo temë mbetet ende në “ajër”.
Nuk dihet nëse trajneri kryeqytetas, Ernest Gjoka do të vazhdojë të jetë në krye të pankinës së Skënderbeut apo bashkëpunimi do të përfundojë këtu.