Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

“Synimi është i qartë, rikthimi mes më të mirëve”, te Pogradeci të motivuar para startit të kampionatit

Shkruar nga NEWSPORT
“Synimi është i qartë, rikthimi mes më të
Pogradeci

Pogradeci është një nga skuadrat pretendente për trofe në Kategorinë e Parë. Ekipi i drejtuar nga Ard Mema prej javësh vazhdon përgatitjet intensive për sezonin e ri.

Në klub janë mjaft të motivuar për të ardhmen, teksa siç dihet synimet janë të qarta. Pogradecarët synojnë rikthimin mes më të mirëve, ndërsa besojnë fort te aftësitë e Memës.

“Trajneri  Ardian Mema ka sjellë një filozofi loje sulmuese duke krijuar një skuadër që jo vetëm fiton, por edhe e sigurtë në fushë. Synimi është i qartë: rikthimi mes më të mirëve”, ka shkruar klubi, duke zbuluar kështu se timonieri i liqenorëve ka besimin e drejtuesve dhe atmosfera në ekip është mjaft pozitive.

Siç dihet kampionati i Kategorisë së parë do të startojë më 23 gusht, me pogradecarët që do të kërkojnë fitoren për ta nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri. 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga