Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Skënderbeu “pa frena” që në ndeshjen e parë, korçarët “thyejnë” Burrelin  

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu “pa frena” që në ndeshjen e parë,
Kategoria e Parë

Skuadra e Skënderbeut nën “dirigjimin” e Ernest Gjokës e ka nisur me “këmbën e mbarë” sezonin e ri futbollistik në Kategorinë e Parë, duke mposhtu pastër 3-0 Burrelin. Dominimi i korçarëve erdhi që në minutat e para.

Në të 12 minutën, Nasr gjeti rrugën e rrjetës. Me këtë rezultat u mbyllën 45 minutat e para. Një Skënderbe ndjeshëm më dominues, por nuk ishte në gjendje që në këtë fraksion loje të “shkunde” portën rivale më shumë se 1 herë.

Në segmenti e dytë, “Ujqërit” u treguan më konkret në finalizim. Abiodount në të 64 dhe Cuçka në “frymën e fundit” vulsoën suksesin e Skënderbeut, duke treguar qartë se ata do të jenë në “vallen” e favoritëve për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar.        

Poll

Lexo gjithashtu