Java e 10-të e Kategorisë së Parë u mbyll me ndeshjen Skënderbeu – Korabi. Korçarët u rikthyen te fitorja në shtëpi, pasi mundën Korabin 3-2. Kështu ekipi i Ernest Gjokës vazhdon të kryesojë me 25 pikë.
5 më shumë se skuadra e Laçit, me kurbinasit që po ashtu fituan mes vuajtjes 2-1 ndaj Lushnjes. Fitore të rëndësishme mori edhe Pogradeci, i cili mposhti 1-0 Apoloninë dhe tashmë shkon në kuotnë e 18 pikëve në vendin e 3-të.
Këtë javë një hap “fals” bën Iliria, e cila u ndal në barazim 2-2 nga Burreli. Ekipi nga Fushë – Kruja ka 16 pikë dhe ndodhet në vendin e 4-të, duke u ndjekur nga Apolonia me 13 pikë. Po kaq pikë ka edhe Burreli i vendit të 6-të, pozicion që të çon në “Play-Off”.
10 pikë deri më tani kanë grumbulluar Korabi, Besa e Kastrioti që mbajnë përkatësisht vendin e 7, 8 dhe 9-të. Luftëtari dhe Lushnja kanë 1 pikë më pak, ndërsa mbyll klasifikimin Kukësi me vetëm 5 pikë.
                                
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       