Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Skënderbeu kryeson klasifikimin e Kategorisë së Parë, “ngjeshje” mes ekipeve që kërkojnë Play Off-in

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu kryeson klasifikimin e Kategorisë së Parë,
Kategoria e Parë

Ditën e sotme, do të zhvillohen tre takimet e para të javës së katërt të Kategorisë së Parë. Në fushë do të zbresin Pogradeci dhe Skënderbeu që kanë bërë mirë në nisje të sezonit.

Ekipi korçar kryeson tabelën me shtatë pikë, ndërsa liqenorët në vendin e 3-të me pesë pikë. Në vendin e dytë gjendet Laçi me 6 pikë, të cilët sfidojnë sot Korabin të cilët gjenden në vendin e nëntë.

Besa e Kavajës kërkon të dalë nga vendi i 10-të dhe kërkon fitoren e parë sot përballë Burrelit të vendit të 6-të. Në vendin e katërt gjendet Apolonia dhe në vendin e pestë Kukësi me po aq pikë.

Në vendin e 7-të dhe të 8-të janë Lushnja me Luftëtarin me nga 3 pikë. I parafundit në renditje është Kastrioti me dy pikë, ndërsa e fundit Iliria me vetëm një pikë.

Skënderbeu kryeson klasifikimin e Kategorisë së Parë,
 

 

Poll

Lexo gjithashtu