
Skënderbeu është një prej ekipeve që nuk ia doli të mbijetojë në Superiore dhe rrjedhimisht në sezonin e ri do të rinisë gjithçka nga Kategoria e Parë. korçarët do të synojnë rikthimin sa më të shpejtë në elitë, aty ku prej shumë vitesh ka shkruar emrin e tij me germa të arta.
Por kur jemi vetëm 3 ditë nga starti i kampionatit, korçarët kanë bërë njoftimin e rëndësishëm për tifozët. klubi ka vendosur që për lehtësinë e tifozëve të ketë abone sezonale, të cilët mund t’i blejnë duke filluar që nga dita e sotme.
Kjo do t’u lehtësojë mbështetësve të ekipit më shumë lehtësira për të hyrë në stadium dhe për të ndjekur ekipin. Një veprim që në Superiore për këtë sezon e kanë bërë edhe Vllaznia dhe Elbasani, me korçarët që “imitojnë” ekipet e Superiores.
“NJOFTIM
Kanë dalë në shitje abonetë për sezonin 2025/26!
Çdo tifoz i interesuar për tu Abonuar për Tribunat VIP dhe GOLD mund të kontaktojnë tek numri i telefonit: +355 67 404 1712 për më shumë informacion!
forcaujqër“, ka shkruar klubi.
View this post on Instagram