Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

S'ka tolerime para Laçit, Ernest Gjoka u “merr shpirtin” lojtarëve (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
S'ka tolerime para Laçit, Ernest Gjoka u “merr shpirtin”
Ernest Gjoka

Skënderbeu dhe Laçi do të përballen këtë të premte, në kuadër të javës së 5-të të Kategorisë së Parë. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin e Korçës, do të nisë në orën 19:00.

Duket se “bardhekuqtë” e kanë marrë shumë seriozisht këtë ndeshje, ku gjithçka shihet qartë edhe në fotot e publikuara nga trajneri i ekipit, Ernest Gjoka. Ky i fundit po u “merr shpirtin” lojtarëve.

Në fotot e publikuara nga tekniku, lojtarët e Skënderbeut shihen të ushtrohen në maksimum. Pra siç shihet qartë, në fushë përballë Laçit, korçarët do të futen vetëm për 3 pikët.

S'ka tolerime para Laçit, Ernest Gjoka u “merr shpirtin”
Foto e publikuar nga Ernest Gjoka

 

Poll

Lexo gjithashtu