Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

“Shtyllë” e mbrojtjes së Skënderbeut, lideri i korçarëve kërkon largimin

Shkruar nga NEWSPORT
“Shtyllë” e mbrojtjes së Skënderbeut, lideri i
Lucho Vasquez

Skënderbeu në këtë periudhë ka vuajtur mungesën e disa futbollistëve të rëndësishëm, të cilët për shkak dokumentash nuk kanë mundur të ribashkohen me korçarët pas pushimeve të vitit të ri. Kryesisht është fjalë për lojtarët e huaj, të cilët nuk kanë mundur t’iu bashkohen “Ujqërve të Dëborës” për shkak se kanë hasur probleme me vizat.

Ndërkohë njëri prej tyre ka surprizuar klubin me kërkesën e tij. Bëhet fjalë për Lucho Vasquez, i cili nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut, pasi 23-vjeçari ka kërkuar divorcin me klubin. Mbrojtësi u ka bërë të ditur drejtuesve se për arsye personale dhe familjare nuk do të mund të vazhdojë aventurën në Korçë.

Palët nuk janë bërë problem dhe ndajnë rrugët kështu mes tyre. Padiskutim që largimi i tij i shkakton “dhimbje koke” Ernest Gjokës, pasi mbrojtësi ishte një shtyllë në prapavijën e korçarëve.

Poll

Lexo gjithashtu