
Kategoria e Parë
Envi Boçka nuk është më pjesë e Laçit. Talenti me prirje ofensive ka arritur akordin për transferimin te Korabi. Në edicionin e kaluar ai arriti të shënonte vetëm një gol në Superiore, por finalizim për t’u varur në “kornzië” kundër Egnatias.
Gjatë gjysmës së dytë të sezonit, kaloi te Vëllaznimi në Kosovë. “Dashuria” Korabi-Boçka nuk është e “panjohur”.
Para dy vitesh, Envi zhvilloi paraqitje mbreslënëse me dibranët, ku bordi beson se ai mund të shfaq përsëri aftësi të larta në fazën ofensive. I lindur në Tiranë, Boçka preferon të godas me këmbën e djathtë, ndërsa luan në krahun e majtë të sulmit.
Poll