Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Shkëlqeu në fitoren tenistike përballë Kastriotit, Pogradeci "bekon" Bedri Grecën pas performancës

Shkruar nga NEWSPORT
Shkëlqeu në fitoren tenistike përballë Kastriotit, Pogradeci
Bedri Greca

Pogradeci fitoi bindshëm 5-1 përballjen me Kastriotin të shtunën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë së Parë. 

Një performancë që tregoi dukshëm nivelin e përgatitjes së liqenorëve që nuk i falën asnjë shans kundërshtarit për të shfaqur më të mirën në fushën e lojës. Pjesë e këtij suksesi që e mban skuadrën e Emiljano Çelës në pozita të favorshme për rikthimin në elitë sezonin e ardhshëm ishte dhe Bedri Greca i cili mori dhe çmimin si "Lojtari i Ndeshjes" në këtë duel.

Vetë faqja zyrtare e Pogradecit në Facebook ka ndarë fotot e shkrepura nga stërvitja e sulmuesit, i cili këtë sezon ka treguar vlerat e tij duke ndihmuar të tijët të besojnë tek kthimi në Superiore. Statistikat e flasin qartë ndikimin dhe performancat e qëndrueshme, pasi në 26 ndeshje Greca ka shënuar 6 gola. 

Poll

Lexo gjithashtu