
Aventura e Valbonës në Kategorinë e Parë zgjati vetëm 1 sezon. Tropojanët nuk ia dolën të qëndrojnë mes më të mirëve në këtë kategori, duke u rikthyer vetëm pas 1 viti sërish në Kategorinë e Dytë.
Oltijon Kërnaja mori drejtimin e Valbonës pak javë më parë, por pavarësisht kësaj nuk mund të bënte asgjë për shpëtimin. Por gjithsesi ia doli të respektonte garën dhe të bënte një lojë të ndershme në fushën e lojës, ku skuadra e tij u përballë denjësisht me kundërshtarët.
Timonieri i tropojanëve ka bërë një postim të gjatë në rrjetet e tij sociale, ku ka prekur se mes shumë vështirësish ka mundur të garojë denjësisht. Gjithashtu thekson se sezonin e ardhshëm ky ekip i ka themelet e forta.
“Pas 3 sezonesh , te sukseshme ne superiore!
Rikthimi ne kategorine e pare, ishte si nevoje per te ndihmuar sadopak ekipin e vendit tim,
KF Valbona ta ktheja pak ne rrugen e duhur, ne ate rruge qe e nisa 4 sezone me perpara, por rruges kishin ndodhur shume gjera!
Mes shume sakrificash, problemesh , i vetem pa asnje pjestar te stafit teknik, vetem me drejtor Bertin!
*Dhe mbi te gjitha me 11 lojtar totali, dhe shumica jashte roleve te tyre!
*U treguan "Heronjë"
*Sakrifikuan, rrespektuan kampionatin.
Luajten drejt, duke qen nje kocke e forte per te gjithe
Dhe mbi te gjitha lujten te barabarte ne fushen e lojes., kundrejt cdo kundershtari!
*Ashtu siç do jete dhe kte jave, per Rrespekt te tifozeve dhe qytetit, ata meritojne me shume!
* Edhe pse pa asnje objektiv, sepse ekipi ishte i rene nga kategoria, kta djem nuk u perzien , nuk u perfolen , , dhe mbi te gjitha per pak jave ne dispozicion arriten te marrin sadopak nga ajo qe kerkoj une, sakrifice, grup, dhe mbi te gjitha futboll te bukur!
*
*Tropoja dhe KF Valbona kane fituar 12 Lojtar!
Sezoni qe vjen i ka themelet e sigurta!
P.S
Qe mos te kemi keqkuptime, ky ekipi qe qarkullon, sulmon me.numer te larte lojtaresh, eshte KF Valbona!
video eshte e gjate por shume e bukur per tu pare!
#ilovethisgame”, shkruan Kërnaja.