
Laci
Laçi në sezonin e ri do të luajë në Kategorinë e Parë pas 16 vitesh. Kurbinasit që nuk ia dolën të mbijetojnë në Superiore.
Bardhezinjtë kanë pësuar shumë ndryshime pas fundit të sezonit. Shumë futbollistë dhe trajneri janë larguar dhe tashmë duhet punë për të rindërtuar skuadrën për sezonin e ri.
Kujtojmë se më 23 gusht nis kampionati i Kategorisë së Pare dhe deri në këtë datë në klub shpresojnë që të jetë kompletuar ekipi.
Ndërkohë është bërë e ditur se kur do të prezantojnë trajnerin e ri. Sipas klubit stafi do të prezantohet sot zyrtarisht në orën 17:00.
View this post on Instagram
Poll