
Mentor Mazrekaj tashmë zyrtarisht nuk do të jetë pjesë e Besës. Futbollisti dhe klubi kanë ndërprerë bashkëpunimin mes tyre vetëm pas 1 sezoni.
Lajmin e ka bërë të ditur 36-vjeçari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Lojtari nga Prishtina falenderon klubin, ndërsa thekson se për të ishte një eksperiencë e bukur të ishte pjesë e tyre në Kategorinë e Parë.
“Përshëndetje nga sot nuk jam më pjesë e Besës së Kavajës. Për mua si eksperiencë e parë në Kategorinë e Parë të Shqipërisë ishte shumë e bukur për aq sa zgjati. Faleminderit të gjithëve me respekt Mentor Mazrekaj 14”, ka shkruar kapiteni.
Kujtojmë se Mentor Mazrekaj prej disa muajsh ishte i pezulluar nga Besa, pasi siç dihet klubi kavajas dënoi disa futbollistë pas humbjes 3-1 me Flamurtarit. Saktësisht në fillim të shkurtit të këtij viti.
