Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Pogradeci “zbret” Skënderbeun nga “froni”, liqenorët “tmerrojnë” rivalët me … mbrojtjen

Shkruar nga NEWSPORT
Pogradeci “zbret” Skënderbeun nga “froni”,
Pogradeci

Pogradeci padiksutim është një nga skuadrat pretendente për t’u ngjitur në Superiore. Fitorja e fundit ndaj Skënderbeut ka shtuar akoma më shumë “dozat” e optimizmit në Pogradec, teksa tashmë e shikojnë veten vetëm 8 pikë larg vendit të parë që mbahet nga korçarët, ndërsa kanë 1 pikë më pak se Laçi i vendit të dytë.

 Por skuadra e Emiliano Çelës zbret nga “froni” korçaret me një detaj shumë të rëndësishëm. Pogradeci pas 15 javësh kampionat ka mbrojtjen e dytë më të mirë në kampionat. Deri më tani kanë pësuar vetëm 11 gola, 3 më pak se Skënderbeu që kryeson renditjen.

Ndërkohë nga krahu tjetër, më mirë se liqenorët kanë bërë vetëm kurbinasit, të cilët kanë pësuar vetëm 9 gola deri më tani. Një detaj ky që tregon se Pogradeci ka arrtitur të ndërtojë një prapavijë të fortë, duke bërë që mbrojtja të jetë një “mur” për rivalët.

Poll

Lexo gjithashtu