Pogradeci
Klubi i Pogradecit ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se ,ë 10 korrik, pra ditën e nesërme, do të nisë dhe ceremonia e prezantimit të stafit teknik dhe të skuadrës, në vigjilje të sezonit të ardhshëm në Kategorinë e Parë.
Në këtë event, liqenorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje drejt tifozëve, sportdashësve, përfaqësuesve të mediave dhe gjithë atyre që shprehin dëshirën të jenë pjesë e ceremonisë.
Duket se tek Pogradeci ka nisur menjëherë puna për të ngritur nga e para “themelet” për ngjitjen në Superiore edicionin tjetër, pasi nuk ia dolën për të dytin vit radhazi ta përmbushnin këtë objektiv.
Poll
