Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

EKSKLUZIVE/ Ka fituar titullin dhe ka luajtur me kryeqytetasit, Flamurtari i Kërnajës “mposht” Partizanin e Elbasanin për sulmuesin 375 mijë eurosh

Shkruar nga Saimir MBËRSI
EKSKLUZIVE/ Ka fituar titullin dhe ka luajtur me kryeqytetasit, Flamurtari i
Logoja e Partizanit, Elbasanit dhe trajneri Oltijon Kërnaja te Flamurtari

Jakup Berisha është lojtari më i ri i ekipit të Flamurtarit. “Newsport.al” mëson se sulmuesi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ka arritur akordin me klubin vlonjat. Për 26-vjeçarin, interesimi ishte i madh nga Partizani dhe Elbasani në Superiore, apo Gjilani në Superligën e Kosovës.

Aventura e fundit profesionale për Berishën përkon me Ferizajn, ndërsa tashmë do të inkuadrohet në Kategorinë e Parë me ngjyrat kuqezi.

Sulmuesi anësor ka luajtur me kryeqytetasit e Shkupit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa ka fituar titullin te Shkëndija e Tetovës. Vlera e Berishës arrin deri në 375 mijë euro sipas “Transfermarkt”.

Për trajnerin e Flamurtarit, Oltijon Kërnaja, tashmë opsionet do të jenë të shumta në fazën ofensive. Synimi i kuqezinjve në këtë sezon të ri do të jetë ngjitja në elitë, Superiore.   

Poll

Lexo gjithashtu