Pogradeci do të luajë "finalen" e sezonit përballë Laçit në transfertë, në ndeshjen e vlefshme të javës së 31-të. Liqenorët janë fare pranë ngjitjes në elitë dhe ndaj rivalit të drejtpërdrejtë do të tentojë të marrë fitoren e 10-të radhazi, për të katapultuar njëherë e mirë pozitat në vendin e dytë që është vetëm tri pikë larg.
4 ditë para këtij dueli, faqja zyrtare e klubit ka vendosur të "vë në lëvizje" tifozët, teksa pyet nëse do të bëhen pjesë e këtij udhëtimi të rëndësishëm. "A do të bashkoheni" me ne shkruhet në Instastory, ndërsa pogradecarët tregojnë gatishmërinë e tyre me komentet: "Po duhet të luftojmë deri në fund për fitoren, superiorja po na pret", shkruan njëri prej tyre.
Po ashtu, edhe tifozët e tjerë kanë treguar gatishmërinë me përshkrime të ndryshme që i kanë bërë skuadrës së tyre, duke treguar se do të jenë aty për t'u bërë lojtari me numrin 12-të në shkallët e stadiumit.
