Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Për të 4-tën rresht, Pogradeci kërkon “kokën” e Korabit  

Shkruar nga NEWSPORT
Për të 4-tën rresht, Pogradeci kërkon
Pogradeci

Pogradeci pas triumfit me Apoloninë ka kthyer fokusin te dueli i radhës. Liqenorët do të presin në shtëpi skaudrën e Korabit.

Duel ky i vlefshëm për javën e 25-të të kampionatit dhe që do të luhet ditën e dielë në orën 15:00. Takim shumë i rëndësishëm për ekipin e Emiliano Çelës, të cilët vazhdojnë stërvitjen intensive.

Skuadra po kalon një formë mjaft të mirë në javët e fundit dhe Pogradeci do të tentojë fitoren e 4-të rresht për të mbajtur kështu hapin e Laçit dhe Skënderbeut.

Aktualisht siç dihet liqenorët janë në vendin e 3-të me 49 pikë. Kanë 5 më pak se Laçi dhe 8 më pak se Skënderbeu.

Poll

Lexo gjithashtu