Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Nuk ka dyshime për sezonin e ri, Lushnja zgjedh trajnerin

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk ka dyshime për sezonin e ri, Lushnja zgjedh trajnerin
Erion Xhafa

Ekipi i Lushnjes përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ka rikonfirmuar në pankinë trajnerin Erion Xhafa. Klubi lushnjar nuk arriti të kapë dot Superioren, por bordi ka besim te idetë e “timonierit” në fjalë.

Më tej thuhet se Xhafa ka gjithë mbështetjen për të ndërtuar një skuadër të denjë në edicionin e ardhshëm. Po  ashtu në këtë mesazh klubi ka dashur të inkurajojë edhe tifozët, me qëllim arritjen në elitën e futbollit shqiptar.  

“Rikonfirmohet në krye të stolit të Klubit të futbollit Lushnja trajnerin Erion Xhafa! Ai do të ketë të gjithë mbështetjen e duhur për të ndërtuar një skuadër të denjë për sezonin e ri futbollistik!

Sportëdashësit lushnjarë meritojmë shumë e më shumë, ndaj shpresoj që Xhafa, përfaqësuesit e tjerë të klubit si dhe lojtarët që stafi teknik do të ketë në dispozicion të japë më të mirën për këtë fanelë!”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga