Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Nga nisja e vështirë te rezultatet e bujshme, Pogradeci ndryshon “pllakë” në kohë të shkurtër (STATISTIKAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Nga nisja e vështirë te rezultatet e bujshme, Pogradeci ndryshon
Pogradeci

Në 7 javët e para të Kategorisë së Parë, ekipi i Pogradecit kishte vetëm 2 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje, nisje e vështirë. Mbërritja e trajnerit Emiljano Çela ka “rilindur” liqenorët.

Pas 17 javësh të zhvilluara në edicionin 2025-2026, Pogradeci numëron 32 pikë, vendi i 3-të, ndryshimi i “pllakës” në kohë të shkurtër. Nëse i referohemi numrit të golave të shënuar, skuadra pogradecare ndodhet pas Skënderbeut dhe Laçit, 23 gola.

Mbrojtja po ashtu është kthyer në pikë të fortë. 13 gola të pësuar në 17 ndeshje, vetëm Laçi ka bërë me mirë se ta, me 10 golat të pranuar. Të gjithë këto komponentë japin besimin se ky është sezoni i duhur që Pogradeci të ngjitet në elitën e futbollit shqiptar.    

Nga nisja e vështirë te rezultatet e bujshme, Pogradeci ndryshon
Kategoria e Parë

 

Poll

Lexo gjithashtu