Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Ka luajtur me Partizanin dhe Laçin në Superiore, sulmuesi merr vendimin e rëndësishëm për të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ka luajtur me Partizanin dhe Laçin në Superiore, sulmuesi
William Cordeiro/ © Credits facebook.com/partizaniclub

William Cordeiro ka vendosur që të largohet nga Besa e Kavajës, pas vetëm një sezoni në Kategorinë e Parë.

Anësori brazilian e ka bërë të ditur vendimin e tij përmes një postimi në rrjetin e tij social në Instagram, ku shkruan se kapitullit të tij me kavajasit i ka ardhur fundi, duke falenderuar kështu drejtuesit për besimin e dhënë. Me skuadrën e drejtuar nga Gugash Magani, Cordeiro zhvilloi 32 paraqitje ku shënoi 3 gola dhe dhuroi 6 asiste.

32-vjeçari ka një të kaluar po ashtu dhe me klubet e Superiores si Partizani në sezonin 2019-20 dhe 2021-22, si dhe me Laçin në sezonet 2023-24 dhe 2024-25. Një tjetër eksperiencë për brazilianin është edhe ajo me verilindorët e Kukësit.

POSTIMI:

“Fundi i një epoke.

Një tjetër sezon ka ardhur drejt fundit. Dua të falenderoj klubin, presidentin Bizhdili dhe drejtorin Romeu, trajnerët dhe lojtarët. Largohem me mirënjohjen dhe respektin për institucionin. Do të bëjë gjithmonë tifo për ju...faleminderit”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by William Cordeiro (@williamcordeiro26)

Poll

Lexo gjithashtu