
Pak më parë, Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizoi Fatjon Tafajn si trajnerin e Shqipërisë U-17. Tekniku 43-vjeçar mbylli aventurën me Kukësin për të marrë drejtimin e djemve të rinj kuqezi.
Me një postim pak më parë në rrjetet sociale, klubi verilindor ka falenderuar Tafajn për kontributin e dhënë dhe i uron trajnerit suksese në aventurën e tij të re.
“Faleminderit Fatjon Tafaj!
Klubi i Futbollit Kukësi falënderon dhe shpreh mirënjohjen më të thellë për trajnerin Fatjon Tafaj për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës që ishte pjesë e klubit tonë.
Klubi dhe trajneri kanë arritur marrëveshjen për të lejuar këtë të fundit, të jetë trajneri i Shqipërisë U17!
FK Kukësi i uron shumë suksese në detyrën e re si trajner i Kombëtares Shqiptare U17 dhe jemi të bindur se me përkushtimin dhe profesionalizmin e tij, do të jetë jo vetëm trajner, por edhe frymëzim për të rinjtë e Kombëtares!”, shkruan Kukësi.
View this post on Instagram