
Vora - Korabi
Ditën e sotme u zhvillua miqësorja mes Vora FK dhe KF Korabi në Fushën Stërvitore “Ahmetaq”. Ky ballafaqim u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të ekipit dibranë. Ishte Treni që kaloi në avantazh Korabin në min 11’ të pjesës së parë.
Ndërkaq në fraksionin e dytë të lojës Spahiu vulosi gjithçka. Pas triumfit me Besën, dibranët treguan se janë gati për sezonin e ri në versionin më të mirë, duke mposhtur edhe Vorën, këta të fundit këtë sezon do të militojnë në Superiore.
Objektivi madhor i Korabit në edicionin 2025-2026 do të jetë rikthimi në elitën e futbollit shqiptar.
Poll