Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Mbajnë vendin e parë dhe janë shumë pranë objektivit, trajneri kryeqytetas merr “leksione” nga Bayerni i “frikshëm” kundër Realit në Champions

Shkruar nga NEWSPORT
Mbajnë vendin e parë dhe janë shumë pranë objektivit,
Real Madrid - Bayern Munich dhe logoja e klubit të Skënderbeut

Teksa na ndajnë edhe 4 javë nga mbyllja e sezonit në Kategorinë e Parë, Skënderbeu i Korçës mban vendin e parë me 70 pikë pas 29 javësh, 3 më shumë se Laçi ndjekës dhe 6 më tepër se Pogradeci i vendit të 3-të.

Kjo “tablo” e lë gjithçka të hapur deri në fund, ndërsa me këtë ritëm, “Ujqërit” japin siguri drejt objektivit “Superiore”. Në një “story” të fundit, trajneri i Skënderbeut Ernest Gjoka, ka publikuar planin taktik që ekipi i Bayern Munich ndoqi mbrëmë karshi Real Madrid, teksa bavarezët “mësynë” në zonën e spanjollëve.

Gjatë këtij sezoni me ekipin korçar, trajneri kryeqytetas ka prezantuar lojë ofensive dhe dinamike. Përsa sa i takon sfidës në fjalë, bavarezët triumfuan 2 – 1 në mes të Madridit, aty ku golat e Luis Diaz dhe Harry Kane “vulosën” triumfin e gjermanëve, ndeshja e parë e fazës çerekfinale të Champions League.

Mbajnë vendin e parë dhe janë shumë pranë objektivit,
"Story" i Ernest Gjokës në "Instagram"

 

Poll

Lexo gjithashtu