Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

"Mazrekaj i vështirë për t'u markuar", Arjan Bellai: Komplimentoj djemtë, dhanë shpirtin në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
"Mazrekaj i vështirë për t'u markuar", Arjan
Arjan Bellai

Besa dhe Vora kanë luajtur ditën e sotme sfidën e vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë së Parë. Ndeshja e zhvilluar në Rrogozhinë përfundoi në barazim 1-1. Pas kësaj sfide foli trajneri i Vorës, Arjan Bellai.

“Në radhë të parë komplimentoj djemtë e mi që dhanë shpirtin në fushën e lojës. Në 15 minutat e para nuk ishim ato që duhet të ishim. I kishim marrë masat për Mazrekajn, por Mazrekaj është Mazrekaj. U munduam që ta mbyllnim që kur pësuam golin.

Më pas nuk u vumë në vështirësi, pas minutës së 15-të deri në fund ishin të përqendruar të gjithë. U duk lodhje në fund, por kundër një ekipi si Kavaja duhet të japësh maksimumin”, tha Bellai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga