Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Lushnja nuk ndalet për sezonin e ri, ZYRTARIZON rinovimin me ish-lojtarin e Egnatias

Shkruar nga NEWSPORT
Lushnja nuk ndalet për sezonin e ri, ZYRTARIZON rinovimin me ish-lojtarin e
Erald Hysenin

Lushnja nuk ka ndërmend të ndalet sa i takon rinovimeve. Ditën e sotme ka zyrtarizuar zgjatjen e kontratës me një tjetër futbollit.

Erald Hyseni do të vazhdojë të jetë pjesë e lushnjarëve edhe për sezonin e ri. Futbollisti gjatë aventurës së tij 6 mujore në Lushnje ia ka dalë të bindë drejtuesit dhe stafin dhe në këtë mënyrë është konfirmuar edhe për një sezon  tjetër.

“ZYRTARE!

Konfirmohet mesfushori Erald Hyseni!

KF Lushnja zyrtarizon mesfushorin nga Berati, Erald Hyseni, i cili ka vendosur të vazhdojë rrugëtimin e tij në qytetin e Myzeqesë edhe për sezonin 2025/26. Pas një paraqitjeje të qëndrueshme në sezonin e kaluar, Hyseni ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës, duke i thënë sërish “po” fanellës verdhejeshile.

Një tjetër hap i rëndësishëm për konsolidimin e skuadrës dhe përgatitjen e saj drejt objektivave të sezonit të ri!”, ka shkruar klubi.

Kujtojmë se Hyseni në të kaluarën ka luajtur me disa ekipe si Egnatia, Besa, Skënderbeu, Luftëtari dhe Tomori. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by K.F. Lushnja1930 official (@k.f.lushnja1930official)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga