Kategoria e Parë do të zbresë në fushë në fundjavë, ku ekipet do të luftojnë “kokë më kokë” mes tyre për 3 pikët. Kështu do të luhet për llogaritë e javës së 21-të e cila do të luhet më 7 dhe 8 shkurt.
Saktësisht, 4 ndeshje do të luhen të shtunën dhe 2 ndeshjet e tjera do të zhvillohen të dielën. Të gjitha ndeshjet luhen në orën 13:30. Skënderbeu kryesues në javën e 21-të do të udhëtojë në Peshkopi për t’u përballur me Korabin, ndërsa Pogradeci do të jetë “mysafir” kundër Apolonisë.
Edhe Laçi nuk pritet ta ketë aspak të lehtë ndaj Lushnjes në “Roza Haxhiu”, pasi “Myzeqarët” ndodhen në moment të vështirë. Interesante do të jetë përballja Kastrioti – Kukësi, ku ekipet do të luajnë “all-in” vetëm për 3 pikët.
Të dielën janë rezervuar përballjet e tjera. Iliria do të luajë në një transfertë të vështirës si ajo e Burrelit, ku do të sfidojnë matjanët. Ndërkohë mbyll llogaritë e kësaj jave përballja Besa – Luftëtari. Edhe këto 2 sfida do të startojnë në orën 13:30.
Java 21
Apolonia – Pogradeci, 07.02.2026 13:30
Korabi – Skënderbeu, 07.02.2026 13:30
Kastrioti – Kukësi, 07.02.2026 13:30
Lushnja – KF Laçi, 07.02.2026 13:30
Burreli – Iliria , 08.02.2026 13:30
Besa – AF Luftëtari, 08.02.2026 13:30
