Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

KATEGORIA E PARË/ Skënderbeu bën siç duhet detyrën, Besa nuk fal në shtëpi. Ngecin Iliria dhe Kukësi (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
KATEGORIA E PARË/ Skënderbeu bën siç duhet detyrën,
Kategoria e Pare

KATEGORIA E PARË: Java e 24-të

Kanë përfunduar 3 ndeshjet e ditës së sotme të Kategorisë së Parë. në këto përballje janë shënuar vetëm 6 gola.

Skënderbeu ka bërë detyrën ndaj Luftëtarit në transfertë. Korçarët kanë triumfuar 3-0 ndaj gjirokastritëve dhe në këtë mënyrë i rimarrin Laçit vendin e parë në tabelën e klasifikimit. Tashmë diferenca mes tyre shkon po në 3 pikë.

Fitore të rëndësishme ka marrë edhe Besa. Kavajasit kanë mposhtur minimalisht 1-0 skuadrën e Burrelit, ndërkohë 1-1 ka përfunduar ndeshja mes Ilirisë dhe Kukësit, me ekipet që ndajnë kështu nga 1 pikë.

NDESHJET:

Luftëtari – Skënderbeu 0 – 3 (Nasr 37', Beshiraj 73', Gjumsi 90+2')

Besa – Burreli 1 – 0  (Danaj 22')

Iliria – Kukësi 1 - 1 (Fofana 55'/ Bespallov 12')

Poll

Lexo gjithashtu