Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

VIDEO/ 13 gola në 6 ndeshje! Pogradeci nuk e “llogarit” Kukësin, “përgjigjen” Skënderbeu dhe Laçi (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 13 gola në 6 ndeshje! Pogradeci nuk e “llogarit”
Pogradeci - Kukesi

Kanë përfunduar 6 ndeshjet e javës së 30-të në Kategorinë e Parë, ndërsa bie në sy fitorja 5 – 1 e Pogradecit kundër Kukësit në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”.

Preknicaj i dha epërsinë që në sekondat e para Pogradecit, ndërsa Greca në minutën e 8-të dyfishoi shifrat. Autogoli i Toshevskit hapi “llogaritë”, por që liqenorët nuk e diskutuan fitoren me finalizimet e Samake e Kazeem, respektivisht minutat 41-të dhe 44-të.

Në fraksionin e dytë të lojës, Pogradeci drejtuar nga trajneri Emiljano Çela, shënoi edhe golin e 5-të me Pius. Skënderbeu fitoi mes vështirësish karshi Burrelit në transfertë, vendosi goli i Beshirajt. As Laçi nuk e pati të lehtë, 2 – 1 ndaj Kastriotit.

Luftëtari befasoi Ilirinë e Fushë-Krujës, triumf 2 – 1. Pas javës së 30-të, Skënderbeu kryeson në Kategorinë e Parë me 73 pikë, 70 Laçi dhe dhe 67 të tilla Pogradeci. Deri në mbyllje të sezonit kanë mbetur edhe 3 javë.

Pogradeci 5 - 1 Kukësi (Preknicaj 1', Greca 8', Samake 41', Kazeem 44', Pius 90'/ Toshevski 33' autogol)

1' Preknicaj

8' Greca

41' Samake

44' Kazeem

90' Pius

Kastrioti 1 - 2 Laçi (Mecja 62'/Tresa 6', Bibo 25')

Burreli 0 - 1 Skënderbeu (Beshiraj 79')

Iliria 1 - 2 Luftëtari (Fofana 64'/Diamanti 2', Ziaj 50')

Besa 0 - 0 Lushnja 

Korabi 0 - 0 Apolonia  

Poll

Lexo gjithashtu