Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

VIDEO/ Pogradeci tregon “dhëmbët” kundër Burrelit, Iliria “fundos” Lushnjën

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Pogradeci tregon “dhëmbët” kundër Burrelit,
Pogradeci - Burreli

Pas barazimit me Apoloninë javën e kaluar, Pogradeci i drejtuar nga Emiljano Çela ia doli të marrë 3 pikët në shtëpi kundër Burrelit. Në minutën e 12-të, Preknicaj goditi me kokë drejt portës, ndërsa çuditërisht portieri i Burrelit Dani nuk mund të kontrollojë dot topin, edhe pse në pamje të parë u duke e thjeshtë.

Me këto “ngjyra” u mbyll pjesa e parë. Sapo nisi pjesa e dytë, Ogunleye “tundi” rrjetën mike, avantazh i dyfishtë pçr liqenorët. Në “fymën e fundit”, Burreli kishte rastin e “artë” për të ngushtuar rezultatin, por nuk ndodhi kështu, pasi gabuan nga penalltia.

Në sfidën tjetër, Ilria triumfoi 2 – 1 karshi Lushnjes. Skuadra nga Fushë-Kruja e “volusi” sfidën që në pjesën e parë me finalizimet e Selmanit dhe Mavanga. Goli i Peqinit në pjesën e dytë vlejti sa për statistikë.

Pas 22 javësh në Kategorinë e Parë, Pogradeci afrohet me Laçin e vendit të 2-të, 5 pikë diferencë, ndërsa Iliria mban pozitën e 6-të me 29 pikë. Nga krahu tjetër, për Lushjen e Artan Banos, ishte humbja e 3-tç radhazi, e përkthyer me të 10-të në tabelë.                          

Pogradeci – Burreli 2 - 0 (Preknicaj 11', Ogunleye 47')

90' - Përfundon ndeshja Pogradeci - Burreli 2 - 1.

47' - Ogunleye befason Burrelin, fiinazlion golin e dytë për Pogradecin.

46' - Fillon pjesa e dytë.

45' - Mbyllet pjesa e parë.

11' - Preknicaj godet me kokë drejt portës dhe çuditërish Dani i Burrelit i shpëton topi dhe kalon vijën. Gafa e vitit.

 

5’ – Kapiteni Zguro ndëshkohet më karton të verdhë, shkak protestat te arbitri.

1’ – Shkelmohet topi i parë në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”.

 

Iliria - Lushnja 2 - 1

90' - Mbyllet sfida, Iliria triumfon 2 - 1 përballë Lushnjes.

46' - Shkelmohet topi, nis pjesa e dytë. 

45' - Përfundon fraksioni i parë i lojës.

43' - Mavanga dyfishon shifrat për Ilirinë.

34' - Skuadra nga Fushë-Kruja zhbllokon shifrat, goli vjen nga Santi.

1' - Nis ndeshja në "Redi Maloku".

 

Poll

Lexo gjithashtu