Kategoria e Parë
Kanë përfunduar 4 ndeshjet e sotme të Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 11-të të këtij kampionati. Në këto 4 sfida, u shënua një total prej 6 golash.
Kryesfida e kësaj jave, Besa – Laçi, u mbyll në barazim pa gola. Ndërkohë që në stadiumin “Roza Haxhiu”, Lushnja fitoi përballë Ilirisë me shifrat 1-0, falë një goli në “frymën e fundit”.
Ndërkohë që Kastrioti fitoi 3-1 me Luftëtarin. Në krahun tjetër, Korabi mori një fitore të rëndësishme në shtëpi, në derbin e veriut përballë Kukësit, sfidë e cila u mbyll 1-0.
Poll
