Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Laçit nuk i ndahet “zemra” nga Superiorja, kurbinasit tjetër ndeshje miqësore

Shkruar nga NEWSPORT
Laçit nuk i ndahet “zemra” nga Superiorja, kurbinasit
KF Laçi

Laçi është një nga skuadrat që vazhdon intensivisht përgatitjet për sezonin e ri. Kurbinasit përveç fazës përgatitore, ku skuadra po merr ngarkesën e duhur, po zhvilojnë edhe disa ndeshje miqësore.

E radhës është ndaj Vllaznisë, takim që është programuar të luhet ditën e sotme. Përballja me shkodranët do të startojë në orën 18:00 dhe do të luhet në stadiumin “Laçi.”

Kjo sfidë do t;u shërbejë trajnerëve për të parë edhe ecurinë e përgatitjeve dhe gjendjen e futbollistëve në prag të startit të sezonit të ri. Siç dihet, kurbinasit në këtë sezon do të luajnë në Kategorinë e Parë.

Ndeshjen e parë të sezonit do ta zhvillojnë ndaj Ilirisë në transfertë, e programuar për t’u zhvilluar më 23 gusht në orën 17:00.

Laçit nuk i ndahet “zemra” nga Superiorja, kurbinasit
 


 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga