Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Laçi rrezikon të “boshatiset”, 2 “yjet” e ekipit kërkohen nga skuadra e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Laçi rrezikon të “boshatiset”, 2 “yjet” e
Ekipi i Laçit

Laçi nuk ia doli të siguronte dot mbijetesën dhe pas disa vitesh bien në Kategorinë e Parë, ku në këtë kampionat do të luajnë sezonin e ardhshëm. Por pavarësisht se nuk mbijetuan në elitë, kurbinasit në “gjirin” e tyre kanë lojtarë shumë cilësorë.

Pas rënies në Kategorinë e Parë, bardhezinjtë rrezikojnë të “boshatisen”. Disa prej futbollistëve kërkohen nga skuadrat e Superiores. Saktësisht është Elbasani që u ka shkelur syrin” 2 prej tyre.

Kleandro Lleshi dhe Agan Mjaki janë të “piketuarit” e verdhebluve. Drejtuesit janë të gatshëm t’i transferojnë në Elbasan për sezonin e ri. Eksperienca e dy ish-ëve të Kombëtareës U-21 bën që Ivan Gvozdenovic t’u besojë për sezonin e ri.

Kalimi i Lleshit nga Laçi te Elbasani nuk duket i vështirë, pasi 25-vjeçarit i përfundon kontrata me bardhezinjtë, por më problematik është transferimi i Mjakit. Ky i fundit ka edhe 1 vit kontratë me kurbinasit dhe mbetet të shihet se cila do të jetë formula që Elbasani do të zgjedhë për të bindur drejtuesit e Laçit.  

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga