
Trajneri i Laçit, Stefano Senigagliesi ka folur pas triumfit në transfertën ndaj Ilirisë së Krujës, e mbyllur me shifra 2-1. Ai është shprehur i kënaqur për këtë eksperiencë të re, pasi ka pak ditë që e ka marrë drejtimin e klubit kurbinas: “Hera e parë që i bëj komplimente kundërshtarëve. Ishin të organizuar.
Na kanë vënë në vështirësi. Ishte fitore e rëndësishme kundër një skuadre të fortë. Besoj se këto të rinj kanë një të ardhme të mrekullueshme në Shqipëri edhe jashtë. Mendoj që është një e mirë për futbollin sepse të gjitha vendet në momente krize është aftësi t'i japësh hapësirë të rinjve. Sidmos në Shqipëri dhe Tiranë ku operojmë.
Mendoj se zgjedhja është e saktë. Mund të kemi vështirësi dhe skuadrat e kampionatit mund të jenë më agresive por do shërbejë si një provë për djem që për mua kanë një të ardhme të shkëlqyer. Absolutisht po. Nuk e njoh akoma mirë nivelin e kampionatit por besoj se Presidenti dhe shoqëria kanë shumë më shumë eksperiencë se unë dhe nëse kanë bërë këtë skuadër do të thotë që kanë besim dhe unë do të kem.
Ndryshe nuk do vija nga Italia, këtu. Forca e kundërshtarit. Shumë lojtarë nuk ishin perfektë për një kundërshtar kaq të fortë. Ishte e vështirë, por na ndihmoi edhe pak me fat. Ka gjëra të mira për të buzëqeshur por dhe shumë gjëra për të menduar dhe rikuperuar”.