Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Do iu dorëzohet trofeu i titullit, sfida Bylis – Elbasani drejt “Elbasan Arenës”

Shkruar nga NEWSPORT
Do iu dorëzohet trofeu i titullit, sfida Bylis – Elbasani drejt
Elbasani duke festuar me tifozët

Bylis – Elbasani me shumë gjasa nuk do të luhet në “Adush Muça”. Sipas programit kjo sfidë duhet të zhvillohet në Ballsh në orën 16:0- ditën e mërkurë, por kjo përballje duket më shumë drejt “Elbasan Arena”.

Skuadra e Nevil Dedes është shpallur kampione e Kategorisë së Parë 1 javë para fundit të kampionatit dhe kjo ka bërë që drejtuesit elbasanas të kërkojnë “nder” nga rivalët e tyre. Kështu sipas informacioneve Elbasani ka kërkuar nga Bylisi dhe FSHF-ja që kjo sfidë të luhet në “Elbasan Arena”.

Kjo për shkak se drejtuesit kërkojnë ta kthejnë në një ditë feste ndeshjen e të mërkurës. Duke qenë se nuk ka ndonjë ndikim në kampionat ata kërkojnë që të luhet para tifozëve të tyre, me këto të fundit që të kenë mundësinë të festojnë me skadrën titullin kampion dhe ngjitjen në Superiore.

Paraprakisht është arritur një akord me ballshiotët, ndërsa pritet edhe aprovimi dhe konfirmimi nga FSHF-ja për këtë duel.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga