
Pogradeci
Thuajse të gjitha ekipet shqiptare po zhvillojnë takime miqësore në prag të nisjes së sezonit të ri 2025/26. Një prej tyre është edhe Pogradeci, të cilët janë në fazë përgatitore.
Liqenorët do të dalin sot në fushën e lojës për t’u përballur me Besën e Kavajës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Pogradecit nëpërmjet një postimi ne faqen zyrtare.
Takimi mes Pogradecit dhe Besës do të zhvillohet sot në orën 18:00. Të dyja ekipet që militojnë në Kategorinë e Parë, janë pretendente për t’u ngjitur në Superiore. Liqenorët vijojnë të kenë objektiv kryesor ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar.

Poll