
Kastrioti
Gëzim Krasniqi nuk do të jetë më lojtar i Kastriotit. Palët kanë vendosur të ndajnë rrugët mes tyre gjatë kësaj merkatoje.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë mbrojtësi nëpërmjet një “Insta-Story”. Ish- i Superiores largohet mes falenderimesh, ndërsa i uron Kastriotit suksese në vazhdim.
“Faleminderit Kastriotit. Respekte dhe shumë fat e suksese në vazhdim”, janë fjalët e shkruara nga 35-vjeçari. Kavajasi largohet kështu nga krutanët pas 6 muajsh, teksa u transferua te Kastrioti në korrikun e 2024. Në këtë sezon ia doli të luante në 11 ndeshje në Kategorinë e Parë.

Poll