Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 4-të të Kategorisë së Parë, lojtarët dhe trajneri fitues

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 4-të të
Skenderbeu - Lushnja

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së katërt në Kategorinë e Parë.

Klevis Hasanbelli i Laçit është zgjedhur portieri më i mirë.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Klevis Shaqe i Skënderbeut, Ersildjo Asllanaj i Apolonisë, Adolf Selmani i Ilirisë dhe Arlind Kurti i Laçit.

Tre mesfushorët më të mirë të javës së katërt në Kategorinë e Parë janë Klahos Zani i Luftëtarit, Olsi Myrta i Laçit dhe Albi Xhabrahimi i Burrelit.

Tayo Abiodoun i Skënderbeut dhe Xhovalin Trifoni i Apolonisë formojnë repartin e sulmit së bashku me Darnell Mavangën e Ilirisë.

Trajneri më i mirë i javës së katërt në Kategorinë e Parë është zgjedhur tekniku i Skënderbeut, Ernest Gjoka. Skuadra e tij mori një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Pogradecit dhe Skënderbeu kryeson kampionatin me 10 pikë.

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 4-të të
 

 

Poll

Lexo gjithashtu