Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

“Emocione të papërshkrueshme, ishte një ndeshje e luftuar”, kapiteni Arlind Kurti “ngacmon” edhe për të ardhmen: Vllaznia…

Shkruar nga NEWSPORT
“Emocione të papërshkrueshme, ishte një ndeshje e
Arlind Kurti dhe Armand Duka

Qendërmbrojtësi i Laçit, Arlind Kurti u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes”, në sfidën e fituar kundër Skënderbeut, java e fundit në Kategorinë e Parë.

Kurti në pozitën e kapitenit te kurbinasit, shënoi golin e fitores për Laçin, e përfunduar 1 – 0, duke i dhënë titullin bardhezinjëve kurbinas. Pas ndeshjes, talenti Kurti foli për mediat:

"Emocione të papërshkrueshme, ishte një ndeshje e luftuar nga të dy ekipet. Na ndihmoi pak kartoni i kuq i Skënderbeut në minutat e fundit, që ne u gjendëm më pranë portës së tyre. Por besoj se ishte ndeshje e kontrolluar nga të dy ekipet dhe e fitoi ekipi që e meritoi më shumë.

Ia dedikoj familjes, më ka mbështetur që në fillim kur nisa hapat e parë, ndjej një emocion të papërshkrueshëm, nuk kam fjalë. E kishim detyrë se vitin që kaloi nuk e meritonim ne që të binim, sido që erdhi kampionati. Kjo ishte një detyre shtëpie për ne dhe e bëmë më së miri.

Ata ishin lot gëzimi dhe lot sakrifice që kemi bërë gjithë këtë vit, çunat me stafin e presidentin dhe erdhi vetvetiu, u shpreha në atë mënyrë më së miri pasi shënova golin.

Ofertë nga Vllaznia? Unë duhet të jap më të mirën time ne fushën e futbollit dhe besoj se si Laçi e Vllaznia janë dy ekipe shumë të mira, për atë nuk vendos unë po presidenca. Unë do bëj më të mirën në fushë dhe më pas do të diskutoj me ata. 

Pozicioni? Unë ndjehem më mirë në sistem me tre, si luaja edhe vjet me Morieron. Nga e djathta ndjehem më mirë se sa në qendër, ose duke luajtur si mbrojtës i djathtë në krah".

 

Poll

Lexo gjithashtu