
Besa e Kavajës dhe Pogradeci kanë barazuar ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Luzit, përfundoi 1-1. Pas këtij dueli ka folur për RTSH, trajneri i Besës, Shpëtim Duro.
“Sikur e kërkonin ta merrnim golin me patjetër. Pastaj në pjesën e dytë u munduam në të gjithë aspektet, barazuam, dominuam, mund ta kishim fituar. Në përgjithësi me lojën jam i kënaqur por pikët janë shumë të rëndësishme. Mos harrojmë kohën e shkurtër, kanë debutuar katër futbollistë, dy brazilianë që kanë ardhur para katër ditësh. Mbrojtësi i djathtë, pra unë tani po i shoh, debutoi edhe Daja nga të rinjtë, janë lojtarë që i kam parë këtë javë në ndeshjen me Kupën dhe i aktivizova. Janë vështirësitë e njohjes së skuadrës me elementin që vijnë.
Beqjan e pashë që nuk orientohej në pjesën e parë dhe e ktheva në mbrojtje ku më lehtësisht ndihmon fazën sulmuese. Ndërrimet u duk qartë që ndryshuan çdo gjë. Unë në përgjithësi me mbrojtjen sot jam i kënaqur në raport me ndeshjet e tjera, por i vuajmë gabimet në mbrojtje se kemi qenë në 3-4 ndeshje në avantazh dhe u ndëshkuam. Sot ishte pozitive se pësuam gol dhe reaguam, ka probleme në finalizim, por në tre ndeshjet e para kemi vuajtur në mbrojtje duke pësuar gola nga situata standarte. Sot ishte gjithçka më mirë, por do kisha dëshirë të merrja pikët e plota para lojës. I komplimentoj gjithsesi se ka shumë faktorë, e ndjejnë nga ana psikologjike, skuadra ka shumë dëshirë por është shumë e ngarkuar.
Kam katër ndeshje që i kam parë të gjithë shumë mirë, por bëra një ndeshje në Kupë, i aktivizova të dy brazilianët që kanë 5 ditë këtu, atë Aneni nuk e njihja. Daja ka luajtur me të rinjtë, sot ishte debutim pozitiv i tij. Ka të tjerë që lashë në stol, që pavarësisht se kanë emra, duke filluar nga mbrojtja e mesfusha e sulmi, nuk e kanë justifikuar në ndeshjet që kam qenë në drejtim.
Unë nuk mbaj mend të mos bëjë ndryshim te skuadra në karrierë, por janë gjëra që ndodhin në futboll. Po e vuaj shumë të them të drejtën, se e dini që kam drejtuar Besën më të suksesshme në histori vitin 2010 dhe do vinte dita që do vija. Kjo ishte arsyeja pse nuk doja në këtë moment, se kishte filluar kampionati, merkato kishte mbaruar, pa paragjykuar ata që kanë punuar se secili ka idetë e tij. Erdha si rezultat i marrëdhënieve të mira me presidentin se nuk kisha dëshirë në këtë moment, po ta merrja më para, si trajneri i mëparshëm. Ai ka bërë punë të mirë, por janë gjëra që ndodhin me ne trajnerët. Këta janë të rinj që nuk duhet të mërziten, se sa e kanë filluar karrierën. Po të tregosh rastin tim, po shpallesha kampion në Strugë, dy javë para përfundimit e drejtoi ndihmësi dhe doli kampion, janë gjëra edhe më të rënda. Trajnerë të rinj, si Çela, që e vlerësoj ,me perspektivë, do ketë rrugë të gjatë para”, tha Duro.