Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

E PAPRITUR/ Largimi i trajnerit? Reagon klubi i Kategorisë së Dytë: Bashkëpunimi vazhdon

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Largimi i trajnerit? Reagon klubi i Kategorisë së
Shkumbini

Trajneri i Shkumbinit, Anxhelo Suta njoftoi para disa orësh se kishte mbyllur bashkëpunimin me klubin peqinas. Por mesa duket situata ka marrë një kthesë dhe është vetë klubi i Shkumbinit që ka reaguar në faqen zyrtare. Këta të fundit thonë se asnjë nuk është larguar nga klubi.

Reagimi i klubit të Shkumbinit:

KF Shkumbini deklaron qe vazhdon bashkepunimin me trajnerin Anxhelo Suta dhe ben me dije se asnje trajner dhe lojtar nuk largohet nga KF  Shkumbini pa lejen e Administratorit te klubit,vazhdohet stervitja normalisht dhe jemi gati per rifillimin e kampionatit,skuadra eshte e plotesuar ne te gjithe repartet duke ofruar dhe lojtare cilesore

E PAPRITUR/ Largimi i trajnerit? Reagon klubi i Kategorisë së
 

Ndërkohë që Suta më herët kishte shkruar në rrjetin social “Facebook”:

Nga sot nuk do të jem më pjesë e KF Shkumbinit. Falenderoj shefin e klubit, Lorenc Nuka për bashkëpunimin dhe KF Shkumbinin i uroj suksese.

Pritet të shihet se si do të shkojë situata mes teknikut 39 vjeçar dhe klubit të Kategorisë së Dytë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga