
Lushnja
Nga pretendimet për ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar te nxjerra e klubit në “ankand”, kjo është “telenovela” që po përndjek klubin e Lushnjes.
Duket se Bashkia nuk është e gatshme ta mbajë në “kurriz” klubin dhe kërkon ti shesë të gjitha aksionet. Në njoftim, bëhet e ditur edhe shuma fillestare për shitje. Data e ankandit është përcaktuar 1 shtator, ora 10:00.
“NJOFTIM ZYRTA. Bashkia Lushnje hap ankandin për shitjen e 100% të aksioneve të KF Lushnja 1930. Bashkia Lushnje shpall hapjen e procedurës së ankandit të hapur për shitjen e plotë (100%) të aksioneve të Shoqërisë Aksionare Klubi i Futbollit Lushnja 1930 sh.a.”, shkruhet në njoftimin e klubit lushnjar.
Poll