
Ditmar Bicaj do të jetë trajneri i ri i Burrelit. Ish-mbrojtësi me një karrierë të gjatë në Superiore si futbollist, tashmë ka vendosur që të mbajë rolin e trajnerit në parë, punë të cilën e nis me “mbretërorët”.
Pasi mbylli sezonin si zv.trajneri i Flamurtarit, Bicaj ka vendosur që të kalojë si trajneri i parë, duke lënë vlonjatët për një aventurë të re në Burrel.
Gjithashtu, ditën e sotme është larguar nga detyra si trajneri i klubit verior, Klevis Hima i cili kontribuoi në objektivin mbijetesë që kishte Burreli.
Tashmë për trajnerin e ri, Ditmar Bicaj pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi që pritet të vijë nga momenti në moment. 35-vjeçari është dakordësuar për kushtet e kontratës dhe ka gjetur akordin, duke qenë gati për misionin e ri.
