
Ardit Nikaj
Ardit Nikaj do të largohet nga Skënderbeu këtë merkato verore. Sulmuesi shkodran ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij në Korçë, për të nisur një të re në futbollin polak.
Futbollisti 23-vjeçar do të bashkohet me Wisla Krakow, ekip që militon në ligën e parë polake. Si fillim, Nikaj do të jetë pjesë e tyre në formë huazimi dhe në rast se klubi që ka fituar 22 trofe, bindet, do të kemi blerje përfundimtare.
Kujtojmë se Nikaj është një “prodhim” i Vllaznisë, teksa është aktivizuar me të gjithë ekipet e moshave. Në vitin 2021, ai u largua nga Vllaznia U19, për t’u bashkuar me Skënderbeun, tek të cilët u kthye në lider.
Poll