Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

E BUJSHME/ I ngjiti në Superiore, trajneri kryeqytetas largohet nga drejtimi i ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ I ngjiti në Superiore, trajneri kryeqytetas largohet nga
Skënderbeu - Laçi

Burime për media e bëjnë fakt të kryer largimin e trajnerit Ernest Gjoka nga ekipi i Skënderbeut. Edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare, duket se vendimi është marrë në bazë “rrjedhjes” së informacionit.

Gjoka arriti t’i ngjis “Ujqërit” në elitën e futbollit shqiptar, pas prezencës në Kategorinë e Parë. Kryeqytetasi e ka marrë drejtimin e Skënderbut prej vitit 2024 dhe numëron 60 prezenca në pankinë, e përkthyer me mesataren 1.90 pikë për ndeshje.

Mbetet e paqartë nëse 56-vjeçari do vazhdojë drejtimin në ndonjë ekip tjetër për sezonin e ardhshëm, apo do bëjë pushim. Arritja më e madhe e Ernest Gjokës në futbollin shqiptar përkon me Kukësin ën sezonin 2016-2017, triumfi në Superiore, sikurse Kupa e Shqipërisë në 2 etapa të ndryshme (2013-2014 Flamurtari / 2018-2019 Kukësi).       

Poll

Lexo gjithashtu