
Vora do të luajë ditën e nesërme në shtëpi në ndeshje vendimtare në Kategorinë e Parë. Duel ky që është i vlefshëm për javën e 20-të të kampionatit dhe që do të startojë në orën 13:30.
Skuadra e Arian Bellait kryeson e shkëputur me 4 pikë nga ndjekësi më i afërt, që është Flamurtarit. Ditën e nesërme ndaj Besës së Kavajës do të tentojë një tjetër fitore për të lënë prapa në një nga rivalët në garën për titull.
Për këtë klubi ka nevojë për mbështetjen e tifozëvr, teksa u bëjnë thirrje që të jenë sa më të shumtë në numër.
“Tifozë të dashur të FK VORA.
Është momenti për fokus maksimal.
Nesër do të përballemi me Besën në "Stadiumin Vora" me përkrahjen tuaj ne do të japim gjithçka nga vetja për të realizuar ëndrrën "Superiore".
Ejani për të mbështetur djemtë tanë bashkë jemi gjithmonë më të fortë.
#ForcaVora”, shkruhet në postimin e Vorës.