
KF Laçi
Ekipi i Laçit në rrjetet sociale ka njoftuar ditën e sotme se ata do të përballen me Vllazninë në datën 9 gushtë si pritës. Kjo ndeshje do të shërbej si provë “zjarri” përpara sezonit të ri.
Të besuarit e Edi Martinit vijn nga një gjendje jo e mirë emocionale, ku eliminimi i hidhur në Conference League ka lënë zhgënjim të madh në ekip.
Ndërsa nga krahu tjetër, Laçi kërkon të tregojë “muskujt” dhe të jap sinjale “pozitive” përpara pjesëmarrjen në Kategorinë e Parë, aty ku objektivi është i qartë, rikthimi në Superligë.
View this post on Instagram
Poll