Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

“Buzëqesh” Besa, kavajasit gjejnë portjerin e ri nga klubi i Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
“Buzëqesh” Besa, kavajasit gjejnë portjerin e ri nga klubi
Besa

Portjeri 28 vjeçar Klevis Hasanbelliu është shumë pranë skuadrës së Besës. Në edicionin e kaluar, Hasanbelliu ishte pjesë e Bylisit, por ka vendosur të vazhdojë karrierën te kavajasit. Në listën e klubeve që Klevis ka mbrojtur katërkëndëshin janë Egnatia, Laçi, Pogradeci dhe Erzeni.

Është fakt se pas “lamtumirës” së Mehidrit, trajneri Emiljano Çela kishte mbetur pa një alternativë serioze në portë, por tashmë ky problem i përket të shkuarës.

Kartoni i gardianit të lindur në Lushnje është 100 mijë euro, ndërsa është i gjatë 185 centimetra. Besa në edicionin 2024-2025 ishte shumë pranë ngjitjes në elitën e futbollit shqiptar, por nuk mundi të kapërcente fazën “play-off”.        

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga