Miqësorja mes Besëlidhjes dhe Otrantos
Besëlidhja ka mposhtur Otranton e Ulqinit me rezultatin 3-1, në kuadrin e takimit miqësor, i zhvilluar në Lezhë.
Fillimisht ishte Fusha që në të 27-tën minutë i dha epërsinë të tijëve, përpara se Melakuqi të dyfishonte rezultatin në minutën e 45-të. Miqtë shënuan në të 61-tën, por në harkun e 15 minutave vjen dhe goli i tretë i shënuar nga Akansase.
Një tjetër sinjal pozitiv për skuadrën që do të militojë në Kategorinë e Parë, pasi u shpall kampione në të Dytën dhe këtë edicion vjen me ambicien për të ndjekur të njëjtin marsh.
Kujtojmë se i njëjti kundërshtar i Besëlidhjes, mposhti pak ditë më parë Vllazninë, sfidë kjo e përfunduar 2-1 për Otranton.
Poll
